Një incident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një shkollë jopublike 9-vjeçare në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, një nxënës 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë brenda ambienteve të shkollës, pas një konflikti me një tjetër të mitur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00, në lagjen nr. 3 të qytetit, ku dyshohet se një nxënës 13-vjeçar e ka goditur me mjet prerës 15-vjeçarin për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se po vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar, si edhe për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












