“Lubia po e merr me vete Edi Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve”

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se Lubia po e merr me vete Edi Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve vetëm në një celular, tha ai.

“Lubia po merr me vete Ramën.
Unë u kisha informuar ju se menjëherë pas komunikimit të aktakuzës, ajo shkoi direkt në kryeministri dhe i tha se do të marr me vete.
Dhe atëherë, për të qartësuar opinionin publik, u detyrova t’i referohem legjendës apo përrallës ‘keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy në një kalë’.
Lubia e mori për krahu të nesërmen në selinë e PS, mblodhi gjithë qeverinë dhe kryesinë, dhe me tonet më kërcënuese u tha se cilido që të flasë, do ta marr me vete.
Dhe Rama, i palosur, tha se Skapi është kundër PS, Lubia nuk ka bërë asgjë, gjithë problemi është tek unë.
Këtu para jush u informova se në debatin 7-orësh, ku Rama në vetëmbrojtje, si trumcaku që harron, nuk mban mend ato që bën, i kthehet dhe i thotë, ato mesazhet na prishën shumë punë.
Cilat mesazhe, i thotë Lubia.
Mesazhet në telefonin e Evis Berberit.
Po të tuat janë shumë më keq, shumë më komprometuese.
Pale pastaj që i rikujtoi se Evis Berberi ka vetëm në një celular 403 minuta video të të gjitha llojeve.
Rama u palos”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...