SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Shares

Në foto Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiri

SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus janë pasuria dhe dyshimet për pastrim parash.

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë në kuadër të dosjes së AKSHI-t, kanë vijuar paralelisht edhe hetimin pasuror ndaj grupit të dyshuar si i strukturuar kriminal.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë gjurmuar qindra transferta bankare, në vlera që kapin miliona euro, me dyshime se kanë si objekt pastrimin e parave.

Në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë sekuestruar praktikat e tenderëve të përfituara nga kompanitë e lidhura me Ermal Beqirin, Ergys Agasin, Andis Papën dhe Gëzim Hoxhën.

Ndërkohë, SPAK dhe BKH i kanë kërkuar Policisë së Shtetit dhe Interpolit ekzekutimin e urdhërarresteve për Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin, të cilët dyshohet se janë larguar nga Shqipëria. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...