Deputeti Luan Baçi, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social facebook ku shkruan se punonjësit dhe specialistët e “Bankers Petroleum” janë në protesta të vazhdueshme për shkak të pagave të vonuara.
Baçi thotë se se muaji nëntor nuk është paguar për të gjithë nënkontraktorët e fushës së Marinzës, ndërkohë që aktiviteti vazhdon me kapacitet të plotë.
Deputeti akuzon drejtuesit aktualë të kompanisë se po mashtrojnë punonjësit dhe bën thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë urgjent për të garantuar pagesat dhe detyrimet ndaj tyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












