Samir Mane dhuron 30 poltronë tek pavioni i Onkologjikut në Tiranë

Shares

Samir Mane në pavion

Fondacioni Mane përmirëson kushtet e trajtimit në Spitalin Onkologjik të Tiranës

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, ku çdo ditë pacientë nga e gjithë vendi përballen me procese të gjata dhe të vështira trajtimi, Fondacioni Mane ka ndërmarrë një ndërhyrje të rëndësishme që synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve gjatë terapisë.

Në kuadër të kësaj nisme, janë dhuruar 30 poltronë të rinj me parametra modernë, ndërsa është realizuar edhe përmirësimi dhe zgjerimi i hapësirave të trajtimit. Si rezultat, janë rritur ndjeshëm kapacitetet e terapisë ditore dhe është krijuar një ambient i ri i dedikuar për marrjen e kimioterapisë. Salla e pajisur me poltronë të posaçëm tashmë është plotësisht funksionale dhe në dispozicion të pacientëve.

Falë këtyre investimeve, pavionet e Onkologjikut ofrojnë kushte më dinjitoze dhe kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë pacientëve ditorë, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën dhe pritjet.

Themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, vizitoi personalisht ambientet e rehabilituara, ku u njoh nga afër me ndërhyrjen e realizuar dhe ndikimin e saj në shërbimin ndaj pacientëve.

Mane premtoi të ndërhynte edhe në spitale të tjera lokale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...