DETAJE/ Vjollca “financierja” e Gjergj Cukalit, ja sa doza droge në muaj shiste

Shares

Mes të arrestuarve të bandës së Gjergj Cukalit, është edhe Vjollca Gjoka.
Sipas hetimit ka rezultuar se ajo merrej me bilancin e parave nga shitja e kokainës, ndërkohë që dokumentonte në një fletore gjithë veprimet, shitjet e dozave dhe shumat e parave.
Gjatë kontrollit në banesën e saj policia ka gjetur një fletore në të cilën 46-vjeçarja është kujdesur të shkruajë çdo dozë të shitur.
Policia njoftoi se me aktivitetin e shitjes së kokainës grupi kriminal dyshohet se arrinte të ardhurat mujore rreth 50 mijë euro në muaj.
Ndërkaq Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit.

Dozat e drogës së shitura sipas muajve


drgMars, 129 copë
Prill, 103 copë
Maj, 120 copë
Qershor, 105 copë
Korrik, 33 copë (deri në datën 10)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...