Lapaj procedohet penalisht nga policia e Tiranës

Shares

Lapaj para kryeministrisë

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara godinës së Kryeministrisë.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ai organizoi grumbullime dhe zuri hapësirën publike në hyrje të Kryeministrisë, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe qarkullimin normal në zonë.

Materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vlerësojë procedimin e mëtejshëm.

Adriatik Lapaj qëndron prej dy ditësh në protestë para Kryeministrisë, ditën dhe natën, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...