Zhupa, amendament të buxhetit për përfshirjen e pagës së 13-të për mësuesit

Shares

Ina Zhupa paraqet amendament të buxhetit për përfshirjen e pagës së 13-të për mësuesit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar. Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar.

Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor. Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...