Rrahman Rraja
Një nga të arrestuarit e grupit të drogës është edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Ai u arrestua në zonën e Fushë Krujës bashkë me 2 kushërinj. Të dhënat për ta u gjetën edhe në telefonat skay.
SPAK ka zhvilluar sot një operacion të gjerë antidrogë, i drejtuar nga prokurori Adnan Xholi, i cili ka çuar në ndalimin e 6 personave të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ndërsa4 të tkerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, emër i njohur për organet e rendit.
Të ndaluarit janë:
- Marvin Bushati
- Agim Nina, i njohur edhe si Lorenc Izet Selmani
- Sokol Qaja
- Gazmir Rraja
- Përparim Rraja
- Rexhep Rraja
Ndërkaq janë tashmë në qeli Aldo Gjini dhe Jani Çavo dhe Islam Sefa.
Sipas SPAK, këta shtetas akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal.
Operacioni konsiderohet një goditje e radhës ndaj rrjeteve të organizuara që veprojnë në trafikun e drogës. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












