Mazhoranca ta kthejë nga fillimi procesin. PD tërhiqet nga zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha jep arsyen

Shares

Deputetë të opozitës në Parlament kohë më parë

Mazhoranca duhet ta kthejë nga fillimi procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit perderisa opozita është tërhequr prej tij pasi PS futi kandidaturat e veta.

SHPJEGIMI I BERISHËS/ Narko-mazhoranca ka bërë një lojë të turpshme me këtë, por ne e kemi ndjekur.
Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre.
Në qoftë se u kujtohet, në një nga ditët, po këtu, Taulant Toyota Yaris, me shumë mbiemra, informoi se atë ia kemi lënë opozitës dhe unë u thashë ju se ata do pendohen.
Dhe tani tregojnë se u penduan.
Mund të imagjinoni këtë?
Opozita ka tërhequr të gjitha firmat për të gjithë kandidaturat e tjera, përveç kandidaturave të përzgjedhura vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci, Dardan Mustafa.
Këta janë kandidaturat tona.
Tani çfarë bënë sot?
Sot futën kandidaturën e tyre, i cili në kuadrin e 27 kandidaturave, kishte marrë firmat.
Por ne i tërhoqëm firmat.
Dhe Ulsi Manja me Taon thonë se nuk njohim tërheqjen e firmave, arrijnë gjer në këtë deklaratë të turpshme për të nxjerrë atë që thotë Edi Rama.
Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi.
Ne nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Kjo është një histori e turpshme e Edi Ramës, që u përpoq, por ne absolutisht në një farsë nuk marrim pjesë.
Në qoftë se ia lënë PD-në, ne u treguam të arsyeshëm, ne nuk thamë ose ky, ose asnjë tjetër.
Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan kandidaturën e tyre.
Është Endri Shabani.
PD tërhiqet nga procesi.
PD nuk merr pjesë në proces.
Ky është një turp i tyre.
Para katër ditësh siç e dini ju deklaruan se ia lamë opozitës, ia lamë PD-së, dhe tani thonë nuk njohim tërheqjen e firmave.
Firmat janë të tërhequra dhe ne nuk marrim pjesë në proces. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...