Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi sot 4 amandamentet e opozitës që u refuzuan nga mazhoranca për të shpëtuar nga inkriminimi ‘paqen fiskale’ të qeverisë.
Më poshtë janë propozimet e opozitës:
Cilat janë mekanizmat që projektligjet e paraqitura për këtë qëllim hapin rrugë për fenomenet e mësipërme?
1.Rishikimi pa asnjë pasojë i bilanceve në tre vitet e fundit, duke u dhënë mundësitë bizneseve të rishikojnë të gjithë zërat, paratë cash, kapitalet e veta, etj, thjesht duke paguar 5 përqind tatim më shumë.
Kërkesa e opozitës ishte që për çdo rast që verifikohej të viheshin në dijeni organet ligjzbatuese dhe të merrej drita jeshile prej tyre, por kjo kërkesë u refuzua sepse paratë duhet të lahen lirshëm.
Rrëzohet, me një fjalë, sistemi i vendosur në kuadrin e Moneyval për të parandaluar pastrimin e parave.
2. Deklarimi i tatim fitimit të ardhshëm për vitin 2026 duke eliminuar kontrollet fiskale. Në qoftë se një biznes deklaron 18 përqind tatim fitim më shumë se këtë vit, ai tatohet për normën e fitimit vetëm me 5 përqind. Në këtë mënyrë, sektorë si ndërtimi, lavatriçe e pastrimit të parave, pra sektor me rrezik të lartë, nxiten të kryejnë një veprimtari të tillë.
Kërkesa e opozitës për të përjashtuar sektorin e ndërtimit nga kjo skemë u refuzua nga Ramaduro me qëllimin e pastrimit të parave në këtë fushë.
2. Është refuzuar kërkesa e opozitës për transparencë për bizneset që përfitojnë nga falja. Në asnjë mënyrë, se janë ‘çunat’ mbrapa.
Falen detyrime në shumën 2 miliardë euro. Mund të jenë më shumë, po kaq është përllogaritja.
Janë 200 mijë biznese që përfitojnë, nga të cilat 80 mijë janë aktive.
E kuptoni ju se çfarë ishin zgjedhjet?
E kuptoni se zgjedhjet para dy miliardë eurosh, ishin një leckë. Fleta e votimit ishte një letër e vdekur.
Vota e qytetarëve ishte e ekzekutuar.
2 miliardë euro.
200 mijë biznese.
80 mijë aktive.
Imagjinojeni pak.
Ne kërkuam të bëhen publike 3 mijë bizneset që përfitojnë si dhe çdo emër biznesi që përfiton më shumë se 50 mijë euro, por edhe kjo u refuzua në mënyrë kategorike sepse duhet që të lahen lirshëm miliardat e drogës për të shkatërruar, për të intoksuar përfundimisht ekonominë shqiptare.
4. Është refuzuar kërkesa e opozitës që nga falja të mos përfitojnë bizneset, pronarët e të cilave kanë biznese të tjera fitimprurëse.
Edhe kjo kërkesë nuk u lejua.
Rrëzimi i amendamenteve të opozitës tregon qartë synimin e këtyre ligjeve për të hapur rrugën për larjen e miliardave të klaneve shqiptare të drogës, karteleve shqiptare të drogës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












