Fill pas vrasjes në Apel
Apeli lë në fuqi arrestin me burg për Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, autorit të dyshuar të ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor, brenda sallës së gjyqit.
Vendimi i Apelit konfirmon masën e dhënë më herët nga shkalla e parë, e cila e konsideroi të domosdoshme mbajtjen e Gjon Shkambit në paraburgim, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë.
Gjon Shkambi akuzohet se ka pasur dijeni dhe rol në veprimet që paraprinë krimin e rëndë të kryer nga nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Kalaja gjatë një seance gjyqësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












