Në Gjykatën e Posaçme po vijon seanca paraprake për çështjen penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa subjekteve të tjera private.
Ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të pengimit të drejtësisë në këtë dosje paraqiti kërkesë për pushimin e akuzës, duke argumentuar se veprimet e atribuuara nuk përbëjnë vepër penale. Nëse gjykata nuk e pranon këtë kërkesë, avokatët e saj kërkuan që çështja të gjykohet me procedurë të shkurtuar, duke përfituar kështu nga ulja e mundshme e dënimit.
Seanca paraprake vijon me paraqitjen e kërkesave dhe qëndrimeve nga mbrojtja e kompanive të përfshira në proces, mes tyre “Byla”, “Aventus” dhe shoqëri të tjera të hetuara në këtë dosje.
Seanca e rradhës për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj u caktua me 12 dhjetor. Nga të pandehurit ka mbetur pa bërë mbrojtjen Erion Veliaj dhe disa biznesmenë.
Nw 12 dhjetor do tw degjohet edhe mbrojtja e Ajola Xoxës, Shkwlqim Fusha si dhe disa shoqëri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












