Lezhë – Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), të lënë në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë konfiskuar 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të vendosura në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë, me një sipërfaqe totale prej 33 815 m².
Sipas Policisë, vetëm gjatë dy muajve të fundit në qarkun e Lezhës janë sekuestruar 29 pasuri me sipërfaqe të përgjithshme rreth 132 322 m², në kuadër të operacioneve për gjurmimin dhe goditjen e kapitalit kriminal.
Autoritetet theksojnë se aksionet për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara nga krimi do të vijojnë pa ndërprerje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












