Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), u paraqit sot në SPAK me kërkesë të prokurorit Bledar Maksuti.
Paraqitja e saj lidhet me një procedim hetimor në vijim, ndërsa deri tani janë marrë afro 20 dëshmi ndërsa BKH ka kryer kontrolle e sekuestrime dokumentash.
SPAK po kryen hetime për dyshime korruptive në tenderat e AKSHI-t, ndërsa Karçanaj është ndër të parët drejtues që kanë dhënë shpjegime.
Në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











