Nevzat Spaho në pranga
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur Nevzat Spaho, një bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen e Mondi Mahallës në Elbasan.
I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.
“Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H”, njoftoi policia e Elbasanit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












