Xhemal Gjunkshi
PD emëron këshilltar të ri për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit Berisha
Partia Demokratike ka njoftuar sot emërimin e Xhemal Gjunkshi në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Vendimi është firmosur gjatë ditës së sotme dhe mbështetet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.
Sipas njoftimit zyrtar, emërimi merr efekt të menjëhershëm dhe synon forcimin e strukturave të brendshme, si edhe rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë brenda selisë blu. PD thekson se ky hap vjen në kuadër të përpjekjeve për të konsoliduar ekipin këshillimor pranë kryetarit të saj dhe për të adresuar më mirë çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare.
Gjunkshi ishte një nga personat që mori pjesë në takimin e disa anëtarëve të PD që kryesonin në primaret e fundit të PD me në qendër Alimehmetin, Salianjin, Kalanë etj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












