Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Shares

Personi i arrestuar

Policia e Tropojës dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Varkëtari”, i cili çoi në arrestimin e një 29-vjeçari nga Puka, i dyshuar për transport të drogës, eksplozivit dhe municionit luftarak me qëllim trafikimin e tyre drejt Kosovës.

“Në kuadër të operacionit u prangos në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, i cili u kap në fshatin Dushaj, teksa lëvizte me një automjet tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan 1.2 kilogramë kanabis, 405 gramë tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, sasi municioni luftarak dhe një shumë parash”, njoftoi policia e Tropojës.

Sipas Policisë, i riu dyshohet se i kishte transportuar lëndët e paligjshme me varkë përmes liqenit, nga fshati Apripë i Pukës drejt territorit të Tropojës, ku kishte parkuar automjetin për të shmangur kontrollet.

Autoritetet, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe homologët në Kosovë, po vijojnë hetimet për të identifikuar personin që priste t’i blinte materialet e paligjshme dhe për të dokumentuar të gjithë zinxhirin e aktivitetit kriminal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...