Shpat Kasapi ndahet nga jeta, këngëtari i njohur largohet papritur

Shares

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar këtë mëngjes lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, 40 vjeç. Sipas informacioneve të para, artisti ka humbur jetën pas një sulmi në zemër.

Shpat Kasapi, një nga emrat më të dashur të skenës së muzikës moderne shqiptare, lindi më 1 maj 1985 në Tetovë, në një familje me traditë muzikore. Ai nisi karrierën e tij në fillim të viteve 2000 dhe shumë shpejt u kthye në një idhull për publikun e ri falë stilit modern, baladave të ndjera dhe energjisë në skenë.

Artist i afirmuar si në tregun muzikor shqiptar, ashtu edhe në atë kosovar, Kasapi solli hite që mbetën gjatë në kujtesën e publikut, ndër to “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” e shumë të tjera.

Shpat Kasapi ishte i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...