Belinda Balluku, prej 4 orësh në Kryeministri

Shares

Ky është takimi i parë pas shkarkimit. Belinda Balluku po qëndron në Kryeministri, prej 4 orësh mes pikëpyetjeve mbi marrëdhëniet që në këto momente ajo po shfaq ndaj Ramës.

Nuk dihet ende nëse Belinda Balluku ia atribuon Edi Ramës përkeqësimin e pozitës së saj ligjore si e pandehur, por veprimi i saj i parë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta pezulluar nga detyra ka qenë një vizitë në Kryeministri. Foto më lart tregon ish-zv.kryeministren duke hyrë me nxitim në godinë, e shoqëruar nga truproja e saj.

Ndërkaq në kryeministri ka shkuar edhe Ulsi Manja, drejtues i komisionit parlamentar të ligjeve.

Balluku, e cila prej javësh përpiqej të siguronte një mbështetje politike që do ta mbronte nga shkarkimi, duket se nuk e kishte parashikuar pezullimin e sotëm.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në projektin e tunelit të Llogarasë. Pas refuzimit të saj për t’u dorëhequr, prokuroria shtoi një akuzë të dytë lidhur me lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Në vijim, GJKKO urdhëroi pezullimin nga detyra dhe sekuestrimin e pasaportës, duke e lënë Ballukun jashtë ekzekutivit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...