Nuk u mbijeton plagëve Muço Shaljani, ndahet nga jeta në spital

Shares

Vdes në spital Muço( Mustafa) Shaljani (Sheqeri) , i plagosur në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani

Muço Shaljani (M. Sh.), i plagosur rëndë në atentatin e 11 nëntorit pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ka ndërruar jetë gjatë natës në spital. Lajmi u konfirmua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila njoftoi se  Shaljani nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht trajtimit mjekësor.

Shaljani ndodhej në automjet së bashku me Gilmando Danin, i cili u vra në vend gjatë atentatit të tipit mafioz. Të dy po lëviznin me një automjet në rrethrrotullimin e Rinasit, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Danit dhe plagosjen e rëndë të Shaljanit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...