Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”, një mekanizëm tjetër për të justifikuar korruptimin e zyrtarëve të lartë e qeverisë

Shares

Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private.

Në kushtet e Shqipërisë ky lloj instrumenti shërben si kanal qarkullimi të parave të korrupsionit mes bizneseve që përfitojnë kontrata të fryra qeveritare dhe zyrtarëve të qeverisë.

Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-sëpër Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ky projektligj nuk është detyrim për Shqipërinë e aq më pak kusht për ‘Themeloret’. Vendet e BE nuk aplikojnë një ligj të tillë. Ai aplikohet në SHBA me nivel të lartë transparence dhe instrumenta kontrolli të pavarur dhjetra vite larg standarteve të transparencës që ka tani Shqipëria. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...