Nis ndeshja Shqipëri-Serbi, formacionet e dy skuadrave

Shares

Po mbahet ndeshja Shqipëri-Serbi në Leskovac të Serbisë ndërsa të dy skuadrat synojnë fitpren që i kalon njërën prej tyre tek ndeshjet e fazës së dytë.

Traineri i kombëtares, Sylvinho, ka zgjedhur të mbajë të pandryshuar rreshtimin e tij “bazë” 4-3-3, formacion që u zyrtarizua më pas edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në portë starton Thomas Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga kapiteni Elseid Hysaj, Ardian Ismajli Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Në mesfushë, Sylvinho i ka besuar treshes Kristjan Asllani, Endri Laçi dhe Qazim Shehu. Ndryshimi i vetëm në formacionin kuqezi vjen në krahun e majtë të sulmit, ku mungojnë Bajrami dhe Hoxha — vendin e tyre e merr Myrto Uzuni. Në krahun e djathtë do të jetë Armando Broja, ndërsa në majën e sulmit konfirmohet sërish Rey Manaj.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesja e Serbisë ka publikuar 11-shen e saj zyrtare, me rreshtimin 3-5-2.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...