Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën duke thyer pritshmërinë për të gjithë ata që mendonin se ai do të stepej nga Gjykata Kushtetuese.
Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë u krye një ditë pasi Kushtetuesja deklaroi regjistrimin e padisë së Erion Veliaj për vendimin e qeverisë.
Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.
Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.
Gjykata Kushtetuese reagoi ditën e djeshme pasi kryeministri Rama çoi në Presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, nëse Gjykata Kushtetuese ka bërë publik pezullimin e shkarkimit të Veliajt, GJK deklaroi se është bërë publikimi i regjistrimit të kërkesës. Sipas GJK-së, kjo nënkupton se të gjitha palët e përfshira janë informuar, përfshi këtu Këshillin e Ministrave si dhe Presidencën, që zgjedhjet duhet të pezullohen.
a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













