Yuri Kim nis punë te ‘Tigri 1 e Tigri 2’, kompania që solli tecet lundruese në Vlorë

Shares

Yuri Kim dhe Belinda Balluku gjatë një vizite te ‘Tigrat’

Ish-Ambasadorja Yuri Kim fill pas pensionit të parakohshëm në DASH ka nisur punë në “Exxon Mobil”, duke provuar kështu se, gjatë kohës në detyrë në Shqipëri, ka përfaqësuar interesat vetjake dhe jo ato Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deputeti i PD, Klevis Balliu tha sot se Kim ka shkelur me të dyja këmbët etikën diplomatike dhe standardet e profesionale ndërsa ka pranuar një post ekzekutiv si shpërblim nga një kompani, të cilën e ka ndihmuar të sigurojë një kontratë me qeverinë shqiptare.

“Exxon Mobil, falë Yuri Kim ka parkuar në gjirin e Vlorës dy termocentrale lundruese, të cilat nuk punojnë dhe as prodhojnë energji; e kundërta ndotin detin dhe brigjet përreth.

Ajo që Yuri Kim quante asokohe ‘memorandum mirëkuptimi’ ishte një ‘pakt korruptimi’ mes saj dhe ‘B

ukrës së Korrupsionit’, rekordmenes së ‘kilometrit 24 milion euro’, Belinda Balluku.

Yuri Kim tradhëtoi kështu, jo vetëm vendin e saj, por edhe interesat e qytetarëve shqiptarë, taksat e të cilëve paguan për dy dinosaurë industrialë të ardhur nga Azia.

Tigri 1 dhe Tigri 3 janë “dhurata” që Yuri Kim i bëri Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ajo siguroi një vend pune pas pensionit dhe, me siguri, një bakshish të majmë.

Kjo ishte vetëm një nga pagesat që mori nga qeveria Rama për luftën e saj të paprinciptë kundër Partisë Demokratike, liderit të saj Berisha, dhe opozitës në tërësi”, tha Balliu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...