a.Çfarë ka ndodhur
Portali Syri.net publikoi në datën 2 shtator 2025, të paktën dy deklarata, për qëllimin e vizitës së Altin Dumanit, kreut të SPAK në SHBA.
Sipas gazetarit Genc Burimi https://www.syri.net/politike/817417/video-burimi-thirrja-e-dumanit-ne-shba-trump-ka-nisur-te-merret-me-shqiperine-do-flitet-per-soros-mcgonigal-dhe/ , të cilit iI referohet Syri.net thirrja e Dumanit ka të bëjë me dosjet e Sorosit, McGonigalit dhe zgjedhjet e 11 majit.
Syri.net, duke cituar Genc Burimin, shkruan se, “Tani ka shumë tema, kjo e Sorosit, që të gjitha bateritë e Trump janë kundër këtij personazhi në Amerikë, po i marrin dhe prokurorët, pra është tema e Soros.
Është tema e McGonigal, që nuk është larg me Sorosin.
Ke temën e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë zgjedhjet, me dy nëntema që sot bën presion shtypi i majtë që Berisha të tregojë kontratën me LaCivitën. Harrojnë këta që LaCivita ishte ai që bëri fushatën e Trump.
Po ashtu vjedhja e zgjedhjeve. Si mbake zgjedhjet ti dhe ti si SPAK, nuk pate asgjë për të thënë?”.
Në publikimin tjetër të po kësaj date, Syri.net, duke ju referuar avokatit Genc Gjokutaj, https://www.syri.net/politike/817420/rama-ne-bled-sulmoi-shba-ne-gjokutaj-ja-pse-dumani-u-thirr-ne-ëashington/, shkruan se zyrtarët e lartë amerikanë do i kërkojnë Dumanit të merret me aferat e qeverisë Rama.
“Dumani nuk është thirrur për partneritet. Thirrja e Dumanit përkthehet me ‘that’s enough (shqip: boll). Ata e dinë shumë mirë se çfarë ka bërë, se çfarë u bë me Beqejn që del e hyn në spital, kërcënon rojen. Merret Erion Veliaj sikur e çojnë për drekë.
Thirrja i jep kuptim gjendjes ku ndodhet Shqipëria, e faktorët e ekuacionit janë Rama, Dumani.
Rama dje në Bled mohoi vizitën në Moskë dhe sulmoi Amerikën. Vajtja e Dumanit urgjentisht në Uashington, thirrja e tij do shikojmë çfarë impakti do të ketë.
Sorosi, reforma dhe Dumani janë piramida me kokë poshtë. Në platformën e Sorosit, drejtësia e re është një nga anekset. Për ti kërkuar Dumanit që të merret me kryeministrin, me sekretarin e Përgjithshëm”, citon Syri.net avokatin Genc Gjokutaj.
Po ate ditë, I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, të cilin e ka marrë edhe portali “Si”, https://gazeta-shqip.com/aktualiteti/amerika-komandon-dumanin-avokati-plas-bomben-ja-cfare-iu-kerkua-altin-dumanit-ne-viziten-e-tij-ne-shba/ ,
për të folur në lidhje me takimin e kreut të SPAK Altin Dumanit në SHBA ishte avokati Kujtim Cakrani. Avokati Cakrani informoi se Dumani u ftua në Amerikë për tre arsye të ndryshme nga ajo që u tregua që ka të bëjë me detyra të caktuara nga SHBA.
“Unë nuk kam informacion të drejtpërdrejtë, por kemi njerëzit tanë që punojnë në Departamentin e Shtetit. Sipas tyre, zoti Dumanit është thirrur në SHBA për tre çështje kryesore. E para, për të vijuar hetimet lidhur me çështjen që ka të bëjë me dosjen ‘McGonigal’ besoj se keni dëgjuar që presidenti Trump ka aktivizuar ligjin antimafia, të njohur si RICO Act. E dyta, për të hetuar fondacionin ‘Shoqëri e Hapur’ të financuar nga George Soros. Dhe e treta, për të propozuar në krye të BKH zotin Gledis Nano. të tjerat janë spekulime për klikime. Vetëm dje pamë një lëvizje nga drejtësia amerikane, ku u publikua njëra nga këto çështje. Për këto arsye është thirrur zoti Dumani. Nuk e di nëse ai do të ketë guximin për të ndërmarrë një hetim të thelluar, por është fakt që SHBA është e interesuar të dijë se ku kanë përfunduar 400 milionë euro të taksapaguesve amerikanë, të cilat janë kanalizuar përmes USAID-it. Kjo është arsyeja kryesore pse zoti Dumani është ftuar në SHBA.” , tha Cakrani.
b.Konteksti
Prej kohësh disa media nuk i kanë reshtur sulmet ndaj SPAK në përgjithësi dhe kreut të tij, Altin Dumani, në veçanti. Sipas këtyre mediave, janë sjelljet dhe qendrimet e Dumanit, me dy standarde, ndaj opozitës dhe qeverisë, që e bëjnë këtë institucion dhe drejtuesin e tij, objekt sulmesh.
Për rastin më të fundit, të vizitës së Altin Dumanit në SHBA, ndoshta, sulmet “u motivuan” edhe nga reagimi zyrtar me shumë vonesë i SPAK https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-08-09-2025/ , vetëm 5 – 6 ditë pas vizitës dhe takimeve të kreut të SPAK në SHBA.
c.Një kërkim më i thellë
Vizita e Altin Dumanit në SHBA është fakt. Kjo është vizita e parë e kruet të SPAK në SHBA, pas marrjes së detyrës nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij e rej. Për këtë arsye, kjo vizitë ngjallte interes në Shqipëri, bashkë edhe me spekulimet e mundshme mediatike, për pritshëmritë e mundshme, se çfarë qendrimi do të mbajë admisnitrata e re amerikane, ndaj një sërë çështjes “të nxehta” dhe “të ndjeshme” në Shqipëri.
Realisht, sipas reagimeve zyrtare të vetë DASH https://top-channel.tv/2025/09/05/ekskluzive-dash-tregon-per-top-channel-cfare-u-diskutua-me-kreun-e-spak-altin-dumani-ne-ëashington/, qëllimi i vizitës së Altin Dumanit në SHBA, ishte krejt tjetër, nga aludimet e disa mediave në Shqipëri.
Një zëdhënës i DASH në përgjigje të interesimit të mediave shqiptare, I cituar edhe nga Top Channel përmes postës elektronike tha: “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”.
Këtë qëllim të vizitës e konfirmoi edhe vetë SPAK https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-08-09-2025/ , kur sqaroi zyrtarisht se: “Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave”.
d.Fluksi i lajmit
Syri.net i ka publikuar deklaratat në faqen e tij on-line dhe në rrjetet sociale. Portali ka mbi 654 mijë ndjekës në facebook.
e.A është lajm
Deklaratat mediatike të gazetarëve analistëve apo avokatëve, për qëllimin e vizitës së Altin Dumanit në SHBA, janë të rreme, për aq sa ata vetë nuk citojnë burimet e informacioneve të pretenduara prej tyre.
Këto deklarata bien poshtë edhe nga reagimet zyrtare të DASH dhe SPAK, për qëllimin e vizitës së Altin Dumanit në SHBA.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












