Aktori i njohur Naun Shundi u nda sot nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.
Shundi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe më herët u trajtua në një spital në Francë, e më pas u soll sërish në Shqipëri, në QSUT.
Bashkëshortja e tij shkroi një ditë mënparë në një postim ku kërkonte të ndërpriteshin fondet për ndihmë në llogarinë e tyre.
“Çdo emër që ka kontribuar në llogaritë tona, duke bërë që kjo ëndërr e keqe të mbetet vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen tonë të thellë, por mbi të gjitha na ka dhënë lehtësi dhe kurajo për të përballuar këtë betejë me jetën. Miq, dashamirës, kolegë dhe artëdashës, ju lutem mos vazhdoni më me kontributet në këto faqe, pasi fatkeqësisht shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë shumë të vështirë. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja,” shkruajti një ditë më parë.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












