Aksidenti i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia” u shkaktua nga një drehtues i dehur.
Autori i aksidentit është identifikuar si Kevi Norra, 23 vjeç, banues në qytetin e Fierit, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, i riu drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Rezultatet e testit të alkoolit treguan se ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.
“Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia e Sarandës.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez. Të dyja vajzat ishin më të rriturat e familjes, ndërkohë që në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia.
Në aksident mbeti e plagosur rëndë edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa. Sipas mjekëve të spitalit të Sarandës, ajo kishte politrauma, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për mjekim më të specializuar, ajo u transportua me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












