Akuza e Berishës: KQZ zhvendosi 350 kuti votimi nga magazinat veta drejt një ambienti privat

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se 350 kuti votimi i ka zhvendosur nga magazinat veta drejt një ambienti privat pa asnjë dokument dhe sipas tij kjo është një provë shtesë se zgjedhjet janë manipuluar.

”Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin. A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari. Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit? Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument? Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist. I kërkoj zotit Celibashi të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës të përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ. Ne po e ndjekim, ne disponojmë dokumente, fakte të pakundërshtueshme se sa janë marrë, kur janë marrë, ku kanë shkuar, ku janë vendosur, që të gjitha. Por është mirë që Celibashi të bëjë transparencën në pozicion ku është”, deklaroi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...