Policia e Elbasanit ka arrestuar sot dy persona gjatë kontrollit të banesave. Ajo nuk tregon se aksioni ka qenë për inceneratorin e Elbasanit por të lë të kuptosh se ishte diçka rutinë. Ndoshta nuk e bëjnë me qejf!
Mes te arrestuarve nga kontrollet per inceneratorin e Elbasanit është edhe vellai i Saimir Hasalla deputeti PS. Ai quhet Denis Hasalla dhe i kanë gjetur në shtëpi municion.
Po ashtu u arrestua edhe shefi i kabinetit të bashkisë Peqin, Bledar Çullhaj për armë të ftohta.
“Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:
-B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;
-D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak”, njoftoi policia e Elbasanit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












