Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK ndërsa akuzoi kreu i tij se po mbron gjykatësen speciale Irena Gjoka në procesin e hetimit të saj për mashtrim.
“Altin Troplini po mbron Irena Dumanin! Kjo delinkuente i mori 60 milionë lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin. Altin Troplini hapi dosjen për Irenën me 5 mbiemra pa emër.
E kuptoni, ka hapur çështje penale pa emër.
Ky është një krim, ky është një abuzim i madh me drejtësinë.
Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delinkuente, e cila e ka vendin jo në drejtësi, por atje ku e meriton.
Por Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, bën çdo gjë t’i zgjasë kësaj qenie delinkuente qëndrimin në sistem duke u bërë bashkë me Altinin fytyra e vërtetë e reformës dhe sistemit.
Irena me 3 mbiemra është një mashtruese ordinere pasi ajo është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avoketërve të mi.
Irena me 3 mbiemra që mbrohet me të gjitha mënyrat nga Altin Troplini është një delinkuente, e cila ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit për të cilin ajo meriton largimin nga drejtësia dhe ndjekjen penale.
Por, prisni se është interesante, Irena Dumani ka mashtruar në institucionin e deklarimit të pasurive dhe në veting origjinën e pasurisë.
Ajo për 60 milionë lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas që i ka marrë edhe burrin.
Njëherë i merr burrin, pastaj i merr edhe borxhin, a keni dëgjuar ju ndonjëherë një eveniment të tillë të ndodhë?
Le të supozojmë se ka ndodhur, pra i merr borxhin gruas që i ka marrë burrin dhe i referohet në vitin 1996 kontrata e këtij viti i referohet Kodit Civil të vitit 2015.
Kodi thotë se kjo kontratë nënshkruhet në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 kishte 200 e pak nene.
Pra kjo është kryetarja e gjykatës speciale.
Irena Dumani, ta quajmë kështu më mirë se e kuptojnë më mirë njerëzit, është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës dhe këtë Irena Dumani e ka fshehur dhe ka thirrur Altin Troplinin tani në mbështetje që të thotë a jam unë apo nuk jam unë.
Pra tani Altin Troplini, do thotë se kjo e dënuara, për të cilën dëshmon vula apostile e Gjykatës së Janinës, do të thotë është Irena apo nuk është Irena.
Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër, por që ta mbajë nja dy-tre vjet se do vërtetoj këtë apo atë, paçka se vula apostile tregon se Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë nuk e ka deklaruar në dokumentet e vetingut dhe deklarimit të pasurisë.
Irena ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron pafytyrësisht se nuk është dënuar kurrë.
Ka fshehur, ka falsifikuar duke iu referuar Kodit të vitit 2015, për Kodin e vitit 1996”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












