Nis gjyqi për çështjen Partizani, avokati i Berishës kërkon përjashtimin e trupit gjykues

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë sot në seancën e parë gjyqësore ndaj tij në GJKKO edhe ose është paraqitur në SPAK, i cili ndodhet në të njëjtën ndërtesë me GJKKO.

Trupi gjykues vendosi të shtyhet seanca me 15 shtator ora 10:30, pas kërkesës së avokatit të zotit Berisha, Genc Gjokutaj për tërheqjen e trupit gjykues.

Ndërkaq Berisha ka qartësuar në lidhje me praninë e tij ose jo në procesin gjyqësor.

“Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve dhe gjykatësve. Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit. Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret, përveç ndonjërit që është në apel. Ai, i njohur tani, famozi, por nuk kam kundërshti për gjykatës konkret. Por kam kundërshti për një parim themelor që ka të bëjë me pavarësinë e gjykatësit në detyrën e tij”, tha ai.

Avokati i Berishes , Genc Gjokutaj bëri sot në seancën e parë një kerkese paraprake, perjashtimin e trupit gjykues

“Gjyqtarët e GJKKO jane te monitoruar dhe vezhguar nga Spak dhe BKH, kjo mbikqyrje e gjyjates nga nje pale ne proces shkel parimin e nje gjykate te pavarur”, tha Gjokutaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...