Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ndodhet prej së shtunës (12 korrik) në trajtim intensiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi u paraqit me temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.
Burime spitalore konfirmuan se gjendja klinike e 57-vjeçarit mbetet “e pastabilizuar”.
Familjarët nuk kanë bërë koment publik, ndërsa avokatët pritet të kërkojnë shtyrje të seancës së radhës gjyqësore lidhur me çështjet “Sterilizimi” dhe “Fondet e BE-së”, ku Beqja përballet me akuzat e SPAK për “abuzim me detyrën” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Proceset gjyqësore ndaj ish-ministrit pritet të rifillojnë më 22 korrik; në varësi të gjendjes shëndetësore, gjykata mund të angazhojë akt-ekspertizë mjeko-ligjore për të vendosur mbi praninë ose shtyrjen e seancës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












