Thethi, çfarë ndodh kur qeveria për vota lejon gjithçka dhe pasi i merr dërgon trupa të armatosura

Shares

Në ditën e 7 të aksionit IKMT ka vijuar shembjen e ndërtesave në Theth ndërsa para Kishës simbol të Thethit janë mbledhur banorët për një zgjidhje.

Takimi u bë para para meshës të së dielës, që mbahet në orën 14:00 në Kishën e Thethit.

Dhjetëra banorë diskutuan  aksionin dhe prishjen e bujtinave ndërsa kërkuan që qeveria të ndalë aksionin, si edhe gjetjen e një rrugëzgjidhje për këtë situatë.

Prifti ka bërë thirrje për dialog, ndërsa Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka reaguar ndaj aksioneve duke dalë në krah të banorëve të zonës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ndërsa qeveria prish afro 100 ndërtine në Theth, shtesa prej 7 katesh mbi një pallat 30 katedh , 500 metra nga zyra e kreministrit 2 metra nuk është prishur. Se mos vetëm kjo! r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...