Forca të policisë te Rrapi
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë në zonën turistike të “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm pranë një hoteli, në vendin e njohur si “Rrapi”.
Përplasja ka nisur me goditje fizike, përfshirë grushte, shkelma dhe përdorim të sendeve të forta. Sipas burimeve situata ka degjeneruar deri në përdorimin e një thike gjatë sherrit.
Burime brenda Policisë së Vlorës bëjnë me dije se dyshohet për persona të plagosur, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen e tyre. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e të përfshirëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












