Plarent Ndreca, më shumë se një orë në SPAK: Nuk flas dot për hetimin!

Shares

Del pas më shumë se një orë në SPAK, deputeti Plarent Nreca. “Jam për një hetim, por nuk flas dot, çështja është nën hetim”, tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Plarent Nreca, ka dalë pas më shumë se një orë qëndrimi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Para mediave, Nreca deklaroi shkurtimisht se ka dhënë deklarime “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, duke mos dhënë detaje të tjera për shkak se “çështja është ende nën hetim”.

“Jam për një hetim. Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Për të cilën nuk flas dot, sepse është nën hetim ende”, u shpreh ai para gazetarëve, pa komentuar më tej për natyrën e thirrjes nga SPAK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...