Një person u qëllua me armë zjarri këtë mbrëmje në zonën e Fllakës, në Durrës.
40-vjeçari, ka arritur të shkojë vetë në stacionin e policisë ndërsa është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ishte në lëvizje kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi Arbër Gorgea, 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Durrësit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












