4 administratorë farmacish u arrestuan nga policia në Fier. Ata janë Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali, Pleçe Byzyka, Tereza Plaka.
Ndërkaq është proceduar një person tjetër. Gjatë kontrollit fik në subjektet dhe banesat e tyre, u gjetën ilaçet me vlerë 800 mijë lekë.
”Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.
Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë”, njoftoi policia e Fierit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












