Prokuroria e Tiranës pushon kallëzimin penal të Albana Vokshit ndaj disa ministra dhe kryebashkiakë për regjistrimin e emigrantëve në Athinë
Prokuroria e Tiranës, Eliida Goxha ka vendosur mosfillimin e procedimit penal lidhur me kallëzimin e depozituar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ndaj disa zyrtarëve të lartë shtetërorë për çështjen e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë në Athinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2025.
Në vendimin me nr. 334/3 prot., datë 28.05.2025, prokurorja Eloida Goxhi vlerëson se nga verifikimet nuk rezulton të jenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale që të justifikojnë nisjen e hetimeve.
Vokshi kishte kallëzuar penalisht disa ministra të qeverisë si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, dhe kryetarë bashkish, si Armando Subashi, Eriselda Sefa, Majlinda Bufi, duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor përmes regjistrimit të paligjshëm të votuesve emigrantë në Athinë.
Sipas saj, regjistrimi i mijëra emigrantëve është kryer në mënyrë të organizuar nga përfaqësues të mazhorancës, me qëllim manipulimin e rezultatit zgjedhor.
Prokuroria thekson se nga shqyrtimi i dokumentacionit, i pamjeve filmike dhe informacioneve të mbërritura nga ambasada shqiptare në Athinë, nuk provohet se ka pasur shkelje të ligjit nga ana e zyrtarëve të kallëzuar.
Gjithashtu, nuk është konstatuar që veprimet e kryera kanë dalë jashtë kuadrit administrativ të parashikuar për regjistrimin e votuesve në diasporë.
Organi i akuzës e cilëson kallëzimin si të pambështetur në prova konkrete, dhe si i tillë vendosi pushimin e çështjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












