Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka ndërmarrë veprime hetimore në kuadër të një hetimi për krime zgjedhore të dyshuara gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë kuadër, është sekuestruar telefoni i nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma, si dhe tre aparate të tjera celularë.
Sipas burimeve hetimore, Suma është nën hetim për veprën penale “dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve” në këmbim të votës, e parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal . Ai u ndalua nga agjentët e BKH-së teksa udhëtonte me makinë pranë Durrësit.
Ky hetim është pjesë e një fushate më të gjerë të SPAK për të adresuar krimet zgjedhore në vend. Ditë më parë, Prokuroria e Posaçme sekuestroi celularin edhe të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili është nën hetim për korrupsion zgjedhor. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












