Kolegji Zgjedhor vendosi sot numërimin e votës së diasporës në Greqi duke i dhënë rrugë disa mijëra vota të administruara në mënyrë të paligjshme bë Greqi.
Vendimi i Komisionit të Ankimeve në KQZ vendosi numërimin e tyre por kjo u ankimua nga PD në gjykatën e zgjedhjeve.
Për të kuptuar çfarë ka legalizuar sot gjykata mjafton ti hedhësh një sy postimit të këshilltarit ligjor të PD, Marash Logu.
FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI/
📍 Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.
📍 Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë.
📍 Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë mish mash.
📍 Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë.
📍 Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë.
📍 Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.
📍 Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë.
📍 Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.
📍 Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë.
📍 Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre iu tha se zarfi ishte marrë tashmë.
📍 Shkeljet flagrante të ligjit cënuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë.
📍 Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












