Kreu i PD, Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët në lidhje me zbatimin e statusit të PD që parashikon dorëheqje në rast se humben zgjedhjet parlamentare.
Berisha tha se beteja për votën e lirë prevalon mbi të gjitha.
“Betejën gjer në fitore, ai që e nisi, do ta bitisi Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi do ta bitisi. E morët vesh”, tha Berisha.
Ai shpjegoi më tutje se beteja për votën e lirë, prevalon mbi të gjitha. Këta kanë rikthyer kohërat më të zeza elektorale për shqiptarët
“Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, të palidhura me njëra me tjetrën. Beteja për votën e lirë, është betejë që prevalon mbi të gjitha. Asgjë, nuk mund të ndalë PD-në në këtë betejë.
E patë vetë, kutitë 100%. Koreja e Veriut, Blendi Gonxhja në Vorë, 5500 vota. I dyti mbas tij, 500 vota. Dhjetë fish më shumë.
Këta kanë rikthyer kohërat më të zeza elektorale për shqiptarët”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












