Është e paqartë ende se cilat janë arsyet se pse ka rënie prej disa mijëra votash për PD dhe koalicionin e saj ndërkojë që rënia për PS në vota krahasuar me 2021 është shumë më e vogël.
“Në zgjedhjet e vitit 2021, PD-AN mori 622 187 vota të vlefshme dhe LSI mori 107538. Gjithsej të dyja morën rreth 730 mijë vota të vlefshme.
Në zgjedhjet e 11 majit, këto parti u futën në garë si një koalicion i përbashkët, me shpresë se bashkimi do të bënte fuqinë… Por të bashkuara ato morën shumë më pak vota të vlefshme brenda vendit, krahasuar me sa kishin marrë para katër vjetësh – vetëm 480 mijë sipas një projeksioni statistikor të bazuar në 4970 kutitë e numëruara deri në momentin e këtij shkrimi (nga 5225 gjithsej)”, thuhet në një shkrim të Eduart Zaloshnjës, kërkues i sjelljeve elektorale.
“Pra, partië e opozitës kanë 250 mijë vota më pak brenda vendit. Dhe kjo gropë elektorale në opozitë nuk u mbush dot nga partitë e vogla opozitare. Gjithsej ato morën vetëm 190 mijë vota të vlefshme brenda vendit. Mbi treçerekun e tyre i morën PSD, Nisma- SHB, dhe Partia Mundësia.
Edhe PS-ja e krijoi një gropë të vogël elektorale – më 2021 mori pothuaj 770 mijë vota të vlefshme, ndërsa më 11 maj mori rreth 730 mijë vota të vlefshme brenda vendit. Kjo gropë e vogël e majtë duket se u mbush pjesërisht nga Lëvizja Bashkë”, shkruan Zaloshnja.
Ndërkohë nëse flitet për një zhvendosje te partitë e vogla ka një numër tjrtër prej 60 mijë që ose janë jashtë, ose votuan PS ose kanë abstenuat. a.b

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













