Durrës, aksidentohen dy persona, një vdes, tjetri përfundon në spital

Shares

Dy persona janë aksidentuar në Durrës. Ndërsa njëri ka vdekur dhe tjetri ka përfunduar rëndë në spital, mësohet se është prangosur autori i këtij aksidenti rrugor.
Burime të drejtorisë Vendore ët Policisë së Durrësit, bënë ët ditur se, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë Klejvi Maliqi 25 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë sepse, më datë 17. 07. 2016, rreth orës 02:10 në rrugën”Aleksandër Goga”, Lagja Nr. 6 Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA 224 BD, ka aksidentuar dy këmbësorë (një i seksit femër dhe një i seksit mashkull). Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetësia D. D., 53 vjeçe, banuese në Durrës. Ndërkohë, shtetasi A. B., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet  në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...