Rezultatet me votim elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Shares

PS ka fituar në zonat me numërim elektronik, PD është mbrapa në të dyja njësitë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të votimit elektronik në dy zonat ku u zbatua ky procesi i votimit elektronik.

Në Bashkinë e Vorës, PS ka siguruar 57.09% të votave, përkatësisht 8,082 vota. Ndërkohë, PD ka marrë 33.93% të votave, ose 4,803 vota.

Edhe në njësinë nr. 10 në Tiranë, socialistët kanë dalë në krye me 5,304 vota, që përfaqësojnë 49.03% të totalit, ndërsa demokratët kanë marrë 3,498 vota, ose 32.34%.

Këto dy zona ishin të vetmet ku u aplikua votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet. Megjithatë, ndryshe nga sa ishte planifikuar fillimisht, publikimi i rezultateve nuk u bë menjëherë pas përfundimit të votimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtyjë publikimin me kërkesë të opozitës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...