Grupe patronazhistësh vëzhgojnë votuesit, shkelje e rëndë e punonjësve të administratës

Shares

Grupe vëzhgimi të PS jashtë qendrave të votimit

Një numër rastesh ku votuesit vëzhgohen nga grupe punonjësish të administratës publike në afërsi të qendrave të votimit.

“Me lista me numër id dhe të dhëna personale të marra në shkelje të ligjit, qëndrojnë pranë qëndrës së votimit 4664, përkatësisht SOS BAR në Sarandë, për të intimiduar dhe monituar zgjedhësit”, transmeton në rrjete sociale deputetja e PD, Ina Zhupa.

Të deleguar nga Partia Socialiste ndodhen pranë qendrave të votimit në Karbunarë të vogël.

”Ata janë me lista në duar, duke ushtruar presion mbi votuesit dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në vullnetin e lirë të qytetarëve të Lushnjës. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit zgjedhor dhe një goditje e rëndë ndaj parimeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, raporton kandidati për deputet i PD, Gentian Çela.

Ndërsa në fshatin Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq, Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit, raporton në rrjete sociale deputetja Ina Zhupa. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...