Kandidatja e PS në Fier, Zaka në shkelje të dyfishtë të Kodit Zgjedhor: Thirrje për reagim të menjëhershëm të SPAK-ut

Shares

Kandidatja e PS në Fier, Kiduina Zaka është sot në Shkelje të Dyfishtë të Ligjit Zgjedhor, ndërkaq PD ka bërë thirrje për Reagim të Menjëhershëm të SPAK-ut.

“Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka konsumoi sot dy shkelje flagrante të ligjit, për të cilat organet ligjzbatuese do të duhet të reagojnë menjëherë. Përvecse gënjeu në cdo fjalë që thoshte, pasi komisionerët e Partisë Demokratike janë garantët e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kiduina Zaka shkeli periudhën e heshtjes zgjedhore (neni 77 i Kodit Zgjedhor), duke përdorur faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në shkelje flagrante të nenit 91 të Kodit Zgjedhor”, njoftoi zyra e shtypit të PD. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...