Mziu dhe Gjunkshi ndalojnë makinën e kandidatit socialist, dyshime për blerje votash. Policia: Pati të shtëna

Shares

Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së kanë bllokuar një makinë të një kandidati të PS në Pilafes të Dibrës për shkak të dyshimeve për shitblerje votash.

Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike ndërsa policia është në vendngjarje raporton dosja.al. a.b

DETAJET E POLICISË/ Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...