Djepi bosh, klasat pa nxënës janë mjerim për çdo shqiptar! Na duhen 100 ditë për të firmosur së bashku kthesën vendimtare, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në mitingun përmbyllës në Korçë.
“Ne sot, jemi njerëzit që kemi braktisur në 10 vite, më shumë se çdo komb tjetër, Korçën dhe Shqipërinë.
Ne sot, jemi njerëzit, në të cilët shkollat nxënës nuk kanë më.
Kemi sot si komb, treguesin e lindshmërisë më t ëulët në botë për shkak të emigracionit.
Pra, një sirenë, një klithmë buron nga shpirti i këtij kombi. Për çdo korrcar, për çdo shqiptar, më 11 maj ta shpëtojmë. Ju jeni shpresa! Korça ka shpresë, Korça ka besim!
Ju, që keni mbushur sheshet i rikthyet shpresën Korçës, i rikthyet shpresën Shqipërisë.
100 ditë na duhen, jo për pushtetin tim, kurrë. Por 100 ditë na duhen për të firmosur ë bashku një kthesë vendimtare në këtë rënie të madhe që kemi.
Na duhen vetëm 100 ditë, që nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit tanë të mos numërojnë më kafshatën, por të shpërblehen, të marrin një pension minimal, kurrë më të ulët se 200 euro.
Sot, 570 mijë kanë pension nën 172 euro.
Na duhen që, rrogëulëtit të mos marrin kurrë rroga ndën 500 euro. Që të mos paguani më energjinë mbi 7 lekë kilovatin.
Që naftën të mos e blini më kurrë më shtrenjtë se Maqedonia.
Na duhen 100 ditë që, ju në farmacitë tuaja të mos blini më ilaçe kallpe, por vetëm ilaçe që shiten në dy vendet e BE-së.
Na duhen 100 ditë, dashur korçare dhe korçarë që, ju për fëmijët tuaj, për veten tuaj, për prindërit tuaj, të moshuarit tuaj, të kemi atë lsitë ilaçesh që ka sot republika italiane për qytetarët e vet.
Na duhen 100 ditë, që të mos mungojë më asnjë ilaç në spitalet tona ëpr të sëmurët rëndë.
Na duhen 100 ditë që, ti biznesmen i vogël, të mos e blesh me energjinë 18 lekë, por ta blesh 6 lekë.
Të blesh ujin me tarifë të ëprgjysmuar. Të paguash sipërfaqen publike 5 herë më lirë. Ti ndërtues, të paguash për ndërtimin taksa 10 herë më të ulëta, jo të llogaritura me çmimin e shitjes, por me preventivin.
100 ditë na duhen që, të vendosim taksën e sheshtë 10%, dhe çdo biznesmen, çdo i punësuar me rrogë mbi 500 euro, do paguajë 10%, dhe 13% do i mbetet atij. Do i rritet rroga 13%. Do i rriten të ardhurat 13%.
Në 100 ditë, na duhen për të ulë TVSH-në 15%.
Pra, për të krijuar krejtësisht një hapësirë tjetër, shpresën dhe besimin për Korçën dhe Shqipërinë tek qytetarët.
100 ditë na duhen që, fermerët e korçës të kenë të njëjtat subvencione, absolutisht të njëjta me fermerët e Maqedonisë.
Të keni të njëjtat subvencione me fermerët e kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Të merrni 5 herë më shumë subvencion për çdo bagëti, për çdo fidan të mbjellë. Dhe ju garantoj mbrojtje të plotë sezonale të prodhimeve tuaja.
100 ditë na duhen, korçare dhe korçarë, pavarësisht nga bindjet tuaja politike që, ndërmarrjet tuaja të fasonit të mos kërcënohen më nga falimentimi për shkak të narkoeuros.
Jo, një bord që do ju kompensojë ju, çdo qindarkë për rënien e narkoeuros, do të ngrihet brenda 100 ditëve, dhe punëtorët tuaj do marrin rroga siç e meritojnë dhe ju fitime siç i meritoni”, deklaroi Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












