EKREM SPAHIU/ A ka dështuar sistemi politik në Shqipëri

EKREM SPAHIU/ A ka dështuar sistemi politik në Shqipëri

66
0
Shares

Nga Ekrem Spahiu

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 Prill 1939 ndërpreu vijimësinë e sistemit politik tëMbretërisë demokratike, parlamentare dhe tëtrashëgueshme, me Mbret të shqiptarëve Lart-Madhëria e tij, Zogu I.

Sistemi politik Republikë Popullore e Shqipërisë”, iinstaluar nga regjimi komunist në 11 Janar 1946, e ktheu Shqipërinë në vendin me diktaturën më të egër ndër ish vendet komuniste dhe pasojat tashmë dihen.

Sistemi politik “Republikë parlamentare”, i vendosur në vitin 1992, ka sjellë zhgënjimin e madh tëshqiptarëve: varfëri ekstreme për shumicën dërmuese të popullit dhe krijimin e një kastë miliarderësh tëlidhur me politikën dhe krimin e organizuar, korrupsion të lartë, pasiguri për jetën, mosfunksionim të demokracisë dhe drejtësisë, shthurje të vlerave të familjes dhe shoqërisë, etj.Pasojat, largimin masiv dhe me dhimbje të madhe tëshqiptarëve nga vendi.

Duke e dëshiruar demokracinë si alternativë, shumica e shtetasve shqiptarë kërkojnë rikthimin e Monarkisësepse:

Shqiptarët, në atë regjim politik, gëzuan siguridhe të drejta që nuk i kanë gëzuar kurrë më pas.
Mbretërinë nuk e larguan shqiptarët, por pushtimi fashist.
Mbretëria, me Mbretin Leka I, është konfirmuar si sistemi politik më i dëshiruar i zgjedhësve shqiptarë të Shqipërisë, qyshse më 29 qershor 1997 Referendumi për formën e regjimit fitoi dhe e dëshmoi me të paktën 54% të votaverang kombëtar, pavarësisht se u manipulua hapur.
Të gjitha partitë politike opozitare dhe mbi 30 subjekte të tjera kanë nënshkruar një marëveshje politike më 04.06.1998 se referendumi u manipulua dhe se duhet përsëritur.
Përsëritja e referendumit nuk ka asnjë pengesëkushtetuese përderisa me Nenin 151/3 tëKushtetutës aktuale të Shqipërisë “Referendumi  për  të  njëjtën  çështje  nuk  mund  të  përsëritet  përpara  se  të  kenë  kaluar  tre vjet nga zhvillimi i tij”.
Princ Leka II, trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror, përmbush të gjitha kushtet dhe është i gatshëm për të ushtruar pushtetin që buron nga ky sistem politik nëse shtetasit shqiptarë e kërkojnë me shumicë votash.
Shtetet me sistem politik “Mbretëri në Europë janë dëshmuar të jenë vendet më të zhvilluara dhe me stabilitet politik, ekonomik e social më tëlartë.

Mbështetur në këto premisa, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, në bashkëpunim me Familjen Mbretërore, me fillimin e legjislaturës së re parlamentare, do të ndërmarrë nismën ligjore për fillimin e proçedurave për zhvillimin e Referendumit për formën e regjimit politik në Shqipëri.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY